Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat e mëdha online. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X ish twitter, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.