Top Channel/ Altin Dumani, kreu i ri i SPAK/ Votimi në KLP, Yuri Kim vëzhgoi procesin në sallë
16/12/2022 19:35

Altin Dumani, 47 vjeç, prokuror i disa çështjeve të nxehta të krimit të organizuar në vend do të jetë numri një që do të drejtojë SPAK-un deri në 2025. Si kryeprokuror i SPAK, ai premtoi ditë të vështira për të korruptuarit e niveleve të larta dhe për anëtarët e krimit të organizuar. Si shembull Dumani solli ilustrimin e barazisë para ligjit Me tre kandidatë në garë , anëtarët votuan për Dumanin nën vështrimin e ambasadores Yuri Kim, e cila e vëzhgoi procesin gjatë kohës që aty po pyetej rivali i fituesit, prokurori Edvin Kondili. Por përpara se anëtarët të shprehnin votat duke dhënë 5 për Dumanin, 4 për Kondilin dhe 1 për Adnan Xholin, diplomatja amerikane e quajti vendimin e KLP ishte i vështirë mbasi duhej bazuar te kriteret dhe kualifikimet dhe jo tek kërcënimet. Duke i cilësuar të tre kandidatët të kualifikuar, ambasadorja amerikane e ruajti të folurën diplomatike duke mos veçuar emrin e preferuar të Altin Dumanit që është etiketuar i tillë që në garën e 2019. Megjithatë, edhe për të përzgjedhurin e tyre Yuri Kim e kishte një mesazh përpara se ai të shijonte fitoren. Është e rëndësishme për kë do përzgjidhet, duhet ta kuptojë se është zgjedhur në bazë të kritereve, dhe jo në bazë të premtimeve për favore, apo kërcënime Kushdo që të zgjidhet duhet të zgjidhet dhe duhet të marrë në konsideratë faktin se pronari I tij i vetëm është ligji. Sërish nuk ka ndonjë arsye tjetër të veçantë, erdha këtu sepse ma lejon agjenda ime. Do e ndjek po aq afër këtë proces sa edhe ju. Kryeprokurorin e ri Altin Dumani për tre vitet e ardhshme e pret sfida të mbajë fjalën se gjatë hetimit të të korruptuarve do ketë peshq të mëdhenj dhe se në këtë proces nuk kanë rëndësi emrat.

Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57