Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës për të cilat po hetohet Alqi Bllako u konsideruan krime të rrezikshme nga gjykata e Posaçme e Apelit dhe për këtë shkak u urdhërua ridërgimi i tij në paraburgim. Si ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, dhe si ish-drejtor i agjencisë së ujësjellës kanalizimeve, Bllako shihet i implikuar në aferën disa milionëshe dhe procedurat koncensionare për inceneratorin e Fierit.