Seanca maratonë e cila përfundoi me votimin e buxhetit për vitin 2023, rinisi me tensione në sallë. Pas shkëputjes 5 minutëshe, kohë e nevojshme për deputetët për t’u bërë gati për votim, ndërsa Kuvendi lëshoi sinjalin e transmetimit, duket se garda kishte bërë kordonin përpara foltores, ndërsa deputetët ishin të përfshirë në debat.