Një 81-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë. Në fillim dyshohej se ai ka rënë pre e një grabitje, ku hajdutët e kanë goditur me sende të forta në kokë. Sipas njoftimit të policisë, në orën 07:05 i moshuari Gaqo Tili ka arritur në spital, ku ka kërkuar ndihmën e parë.