Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni po lexon raportin me gjetjet dhe shkeljet e Kushtetutës që supozon që i ka kryer Presidenti. Ai ishte i pari, të cilit iu dha fjala në seancën e sotme parlamentare, ku deputetët do të votojnë për shkarkimin e Metës pasi sipas Komisionit, Meta ka kryer rreth 30 shkelje të rënda ndaj Kushtetutës gjatë muajit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Hyseni paraqiti përpara kuvendit, prezantimin e raportit që përgatiti Komisioni Hetimor duke thënë se kanë arritur në përfundimin e Meta ka kryer shkelje të rënda dhe aktet e tij bien ndesh me nene të kushtetutës duke shkaktuar dëm të madh për vendin dhe raportin me aleatët.