Normalitetin e shfaqur në parlament në seancën e sotme plenare, Enkelejd Alibeaj nuk e konsideron real. Ai kërkon që në rendin e ditës të diskutohet produkti i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Duhet ta deklarojmë, qoftë edhe dështimin e Zgjedhores, tha Alibeaj, duke vënë në dukke se sot është afati i fundit i Komisionit të Reformës Zgjedhore.