Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit, Enkelejd Alibeaj njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Në deklaratën e dhënë për mediat, Alibeaj u shpreh se e ka drejtuar partinë më të madhe opozitare në kohën më të vështirë të saj, kur zgjodhi rrugën e qëndresës, duke larguar Sali Berishës, sikurse deklaroi.