Rezultatet katastrofike për Partinë Demokratike zyrtare në zgjedhjet e së dielës janë pasuar me dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga funksionet që mban. “Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar” Por, vendimi i Enkelejd Alibeaj është vetëm një gjysmëlargim. Ai nuk dha dorëheqjen si nënkryetar, funksion nga i cili buron edhe detyra e kryetarit të komanduar apo e kreut të grupit.