Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e tij vjen dy javë pasi SHBA-të ndërprenë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.