Tre ditë para sulmit në veri të Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një ekspert për cështjet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë ka marrë një telefonatë shqetësuese nga inteligjenca amerikane. Thë Times ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij, ndërsa tregonte se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, aty ku paqen dhe sigurinë e monitoron prezenca e forcave të NATO që prej luftës në vitin 1999. Sipas The Times, tre ditë pas këtyre informacioneve serbët e armatosur kryen sulmin në Banjskë.