Top Channel/Alarmi i shkencëtarëve: Dubai e i gjithë rajoni do të bëhen të pajetueshëm nga i nxehti!
01/09/2021 10:04

Qytete të Gjirit si Dubai janë të njohura për verën përvëluese. Por ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet e klimës mund ta ndryshojnë situatën për të gjithë rajonin e pasur me naftë, dhe ta bëjnë të pajetueshëm. Temperaturat ditore në këtë metropol mbërrijnë rregullisht 40 gradët Celsius për disa muaj të vitit, dhe lagështia në ajër e përforëcon nxehtësinë e ditëve atje. Por një raport i ri nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike tregoi se klima po ndryshon më shpejt nga sa mendohej, e këtu, rol të madh ka dhe aktiviteti njerëzor. Edhe tani, rezidentët e Dubait shpesh largohen drejt vendesh më të freskëta gjatë muajve më të nxehtë, ndërsa shumë e kalojnë ditën në ambjente me ajër të kondicionuar. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një prej vendeve më të nxehta të botës dhe përgjatë viteve të fundit kanë përdorur mjete ajrore për mbjelljen e reve dhe prodhimin e shiut artificial. Por ekspertët paralajmërojnë se situata në rajon do të përkeqësohet me avansimin e ndryshimeve të klimës. Niveli i nxehtësisë do të rritet thotë Elfatih Eltahir, profesor i hidrologjisë dhe klimës në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. Me temperatura dhe lagështinë e lagështisë në ajër më të larta deri në fund të këtij shekulli, disa pjesë të Gjirit do të përjetojnë periudha të "kushteve të stresit të nxehtësisë të cilat do të jenë të papajtueshme me mbijetesën njerëzore", paralajmëroi ai.

Episodi i plotë: E Diell 1 Mars 2026 Entertainment Show
01/03 19:31
Lufta Iran-SHBA-Izrael/ Paralajmëron Cako: Pasojat për botën & saga Balluku-Spiropali -Rrethi Katror
01/03 19:30
Gurra Popullore – Thesaret e Lezhës, dasma zadrimore, lahuta & xhubleta – “E Diell”
01/03 16:35
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 15:00
01/03 15:21
Flet për herë të parë Vëllai i Mirit për Selin! Motra e Gimbos: Gjesti për Selin…- Fan Club
01/03 15:04
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 12:00
01/03 12:44
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 00:00
01/03 09:30
600 vjet gënjeshtër serbe – Gjurmë Shqiptare
28/02 20:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 19:30
28/02 20:07
Betejat e jetës së Dande Xhajit! Forca frymëzuese e nënës që humbi djalin 18-vjeçar – S’e Luan Topi
28/02 19:30
Ngatërrimi i zorrëve, rreziqet, simptomat dhe trajtimi – Hipokrati
28/02 16:40
Portokalli, “Lulekuqe mbi Mure” dhe Dialogu Bashkëkohor në Artkand – Artkand
28/02 15:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 15:00
28/02 15:38
Stelina & Mateo flirt bashkë? Puthja & biseda me Kris pas BBV, VIP-at mes baltës në Kep të Rodonit!
28/02 13:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 12:00
28/02 12:38
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 00:00
28/02 10:28
Beniada pranon për herë të parë: Jam e dashuruar, është i huaj/ Rikthehet Luana në Top Channel?
27/02 23:48
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Shkurt 2026
27/02 21:01
Edicioni Informativ, 27 Shkurt 2026, Ora 19:30
27/02 20:04
“Nuk ka bir nëne…”/E vërteta e Marjusit për djalin e tij: Nëna kur të dojë…- Ep.118, 27 Shkurt 2026
27/02 19:30
DIGITALB DIGITALB