Top Channel/ Alarmi i Kurtit: Rajoni në rrezik! (Kritika patriarkut të Kishës Serbe)
24/04/2025 22:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si rrezik serioz për rajonin qëndrimin e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në një diskutim me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë javës, Porfirije bëri të ditur se në një takim me Putinin në Moskë ka falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe qëndrimin lidhur me Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi. Ndër të tjera, patriarku ka thënë se pa mbështetjen e Rusisë dhe Kinës “nuk e di se çfarë do të ndodhte me Kosovën”. Albin Kurti në një shkrim në platformën X e ka quajtur shqetësues takimin dhe ka theksuar se kjo ndodh në prag të vizitës së paralajmëruar të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Moskë. “Patriarku bëri thirrje për një riorganizim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse duke theksuar se ‘anija e vogël serbe që lundron në det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur me një anije të madhe ruse. Ai po ashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj: Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, varet nga pozicioni botëror i Rusisë. Kjo nuk është diplomaci religjioze, por partneritet strategjik i regjimeve autoritare, që e vendos rajonin në një rrezik serioz”, ka shkruar Kurti. Në fund Kurti ka thënë se Kosova qëndron në parimet dhe aspiratat demokratike dhe i refuzon axhendat e drejtuara nga fuqitë autoritare.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04