Nxënësit e shkollave fillore dhe nëpunësit civilë në kryeqytetin e Iranit, Teheran janë njoftuar prej autoriteteve të qendrojnë në shtëpi përgjatë së mërkurës. Kjo për shkak të rritjes alarmente të nivelit të ndotjes së arit. "Një e treta e punonjësve të administratës, por jo vetëm do të punojnë në distancë të mërkurën për shkak të rritjes së nivelit të ndotjes në ajër," njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, duke cituar një komitet qeveritar të ngarkuar me monitorimin e ndotjes.