Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë të hënë. Ai zbatoi masën e vendosur ‘detyrim paraqitje’ pranë policisë gjyqësore. Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e pezulloi nga detyra.