Kreu i SPAK Altin Dumani përpara Komisionit Parlamentar të Ligjeve për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit për të cilin u krijua SPAK deklaroi se në 2022, pjesën më të madhe ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore. Njësoj si paraardhësi i tij Arben Kraja, edhe Altin Dumani, paralajmëroi arrestime të bujshme.