Ativie Qazimllari akuzoi fqinjën në fshatin Porodinë të Korçës se ky i fundit ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Ajo pretendon se ai ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj saj, madje policia ka qenë në dijeni të ngjarjeve por nuk ka vepruar. Sipas 55-vjeçares gjithçka ka ndodhur 4 muaj më parë dhe ndihet e frikësuar për veten dhe të birin.