Porti i Durrësit ka përplasur sërish opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Opozita akuzon qeverinë se pas këtij projekti fshihet një kompani offshore, duke e cilësuar këtë investim një aferë korruptive, akuza që janë hedhur poshtë nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.