Top Channel/Aktori i përgjigjet akuzave të forta: Dëgjoni zërin e Parashqevisë nëse doni të vërtetën
31/12/2024 18:29

Aktori Herion Mustafaraj i është përgjigjur akuzave të mbesës së Parashqevi Simakut, Ina Simakut, e cila tha se do ta denoncojnë në polici. Vajza e vëllait të Parashqevisë, ka pretenduar se aktori i ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj, ka kërcënuar vëllanë dhe ka bërë veprime dashakeqe. Aktori tha për Webin e Top Channel se çdokush që kërkon të vërtetën duhet të dëgjojë zërin e saj. “Nuk e njoh zonjën në fjalë. Nuk merrem me llafe pazari. Kush e nxori do mbajë përgjegjësitë e veta pasi të flasë vetë e zonja e punës. Videon time duke kënduar me Parashqevinë e keni. Ajo është përgjigjja më e saktë. Uroj një vit të mbarë e plot mbarësi për gjithë shqiptarët e për shoqen time të mirë Vivian si dhe bekime familjes së saj që e gjeti pas 15 vitesh duke e kërkuar kudo. Falë këmbënguljes së tyre ajo nuk është më mister. Dëgjoni zërin e saj e të askujt tjetër nëse doni të vërtetën. Respekt e dashuri. Respekt për gjithë ata që e duan dhe e respektojnë për atë që ajo ka lënë në zemrat e gjithësecilit nga ne”, tha aktori për Webin e Top Channel. Mbesa e ikonës së muzikës, Ina Simaku deklaroi një ditë më parë se do ta denoncojnë në polici për shkak të veprimeve të tij. “Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit! Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës! Ka kërcënuar vëllanë tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit! Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut një ditë më parë. Ajo gjithashtu komentoi situatën edhe në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel këtë të martë. “Më duket e pabesueshme dhe e palogjikshme, kur halla është e dobët, që dikush të ndërhyjë pa takt, pa qenë i ftuar, pa qenë i thirrur në një tavolinë. Nga ajo që më tha vëllai im, ditën e parë që e kam takuar hallën, kam qenë me zonjën Elvira, që e falënderoj për çdo përkujdesje ndaj hallës. Kam qenë duke ngrënë mëngjesin dhe vëllai im pa që zoti Mustafaraj ishte ulur në tavolinë pa pyetur dhe kishte nisur bisedimin me hallën. Zonja Elvira i kishte thënë që duhej të largohej. Në darkë i kishte rënë derës te dhoma e hallës në hotel, vëllai im e pa te syri magjik dhe nuk e hapi derën. Më duket absurde se si një njeri të futet pa leje… Ai punon te ky hotel dhe të gjithë që punojnë aty kanë një ‘badge’ që hap çdo derë. Kishte hapur derën e dhomës dhe vëllai im ishte tromaksur dhe Mustafaraj kishte folur direkt me hallën. Babi im mori në telefon dhe dëgjoi zhurmën. Ai foli me babin dhe i kishte thënë të largohej. Vëllai im kishte marrë z. Ilirjani në telefon, i cili kishte kontaktuar me Mustafarajin. Para 2-3 ditësh, takimi i tretë, që kjo shtoi atë pikën që ka bërë situatën kritike, sepse e dimë që halla në këto momente është e dobët, çdo gjë duhet t’ia themi me kujdes dhe çfarë impakti do ketë në jetën e saj. Te bari i hotelit, Mustafaraj i ishte bashkuar tavolinës dhe i kishte thënë: ‘Mos ki merak se do e takosh burrin dhe djalin’. Kjo gjë i solli hallës një krizë. Në këto situata ajo i beson njerëzve. Është e vërtet që halla do e takojë Lukën dhe Robertin në fillim të janarit, kjo falë zotit Ilirjani. Mustafaraj nuk ka asnjë lloj kontakti”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut.

Top Channel/ “Nuk kam nevojë të zhvishem për vëmendje”, Edisa debaton me Mateon
10/03 20:39
Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
DIGITALB DIGITALB