Top Channel/ Aktivistja italiane si Beleri, u zgjodh eurodeputete teksa ishte në burg: Shpresoja…
26/06/2024 19:55

Aktivistja italiane, Ilaria Salis, e cila u zgjodh eurodeputete teksa ishte në burg në Hungari, ka folur në lidhje me eksperiencën e saj gjatë izolimit. Pas lirimit nga arresti shtëpiak, ajo ka shprehur mirënjohje për votuesit që i rikthyen lirinë dhe u zotua se do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e të burgosurve dhe kundër rritjes së grupeve neofashiste në Europë. Rasti i Ilaria Salis, një mësuese nga Monza, afër Milanos, ngjalli zemërim dhe protesta diplomatike në Itali kur ajo u soll në gjykatë në Hungari me zinxhirë në janar. Ajo ishte arrestuar gati një vit më parë në një kundër-demonstratë në një tubim neo-nazist në Budapest dhe ishte akuzuar për tre akuza për tentativë sulmi dhe anëtarësim në një organizatë të majtë ekstreme, akuza që mbartin një dënim të mundshëm me 11 vjet burg. Akuzat, të cilat ajo i mohon nuk janë hequr, por asaj iu dha imunitet nga ndjekja penale pas zgjedhjes së saj si eurodeputete e Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë në Itali, e cila fitoi 6.8% të votave në zgjedhjet parlamentare evropiane në fillim të qershorit. Ajo u kthye në qytetin e saj të lindjes më 17 qershor, në ditëlindjen e saj të 40-të. Salis kaloi 15 muaj në paraburgim, në një burg që ajo tha se ishte i mbushur me minj dhe insekte, teksa ka pasur edhe mungesë të kujdesit mjekësor. Ajo u lirua në maj, kur filloi gjyqi i saj, duke u dërguar në arrest shtëpiak. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24