Aktivistët mjedisorë mbuluan me një pelhure të madhe të zezë shtëpinë e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak. Pjesëtarët e “Greenpeace” u ngjitën në shtëpinë e Sunak dhe bënë veprimin për të protestuar kundër politikës së tij për karburantet fosile. "Ne kemi nevojë dëshpërimisht që kryeministri ynë të jetë një udhëheqës klimatik, jo një zjarrvënës i klimës", tha aktivisti për klimën, Philip Evans.