Tentativa e dytë ndaj jetës së Donald Trump brenda vetëm pak muajsh ishte një drame me një akt, e konsumuar brenda vetëm 60 sekondave. Ish presidenti u dërgua me urgjencë në një vend të sigurtë pasi agjentet e shërbimit sekret diktuan një person të armatosur të fshehur mes shkurreve në klubin e tij të golfit në Palm Beach të Floridas.