Top Channel/ Aktakuzë ndaj dy serbëve/ Akuzohen për huliganizëm në veri të Kosovës
06/02/2024 15:32
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq për huliganizëm si pjesëmarrës në protestën e dhunshme të 29 majit të vitit të kaluar në komunën e Zveçanit ku u sulmuan ushtarët e KFOR-it.