Top Channel/ Aktakuza për sulmin në Banjskë!Prokuroria vendos nën akuzë 45 persona, në krye Radoiçiç
11/09/2024 19:50

Rreth një vit më vonë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nga ngritur aktakuzë për rastin e Banjskës. Nën akuzë për veprën penale që lidhen me veprime kundër rendit kushtetues juridik, vepra penale të terrorizmit, financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash, janë 45 persona. “Aktakuza përfshin 45 persona që kanë pasur role të ndryshme, duke filluar nga organizimi, drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi e shpëlarja e parave. Ndër ta akuzuarit me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit është Milan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale” Për sulmin terrorist të Banjskës, vetëm tre persona janë të arrestuar e që mund të dalin para trupit gjykues, derisa pjesa tjetër, janë në arrati. Ndërkohë, Milan Radoiciq mbrohet në liri në Serbi edhe pse Prokuroria serbe e ka ngarkuar atë me dyshimet për konspiracion, armëmbajtje pa leje dhe krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme. Ndërkohë që, prokurori i rastit ka bërë të ditur se aktakuza përforcohet me konfiskimet që kanë bërë të pasurisë së paluajtshme dhe armëve në cilësinë e provave. Kemi bërë sekuestrimin e një sërë pasurive që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe paluajtshme që përfshijnë prona, automjete të blinduara, para të gatshme dhe llogari bankare që dyshohet se janë fituar nga veprimtari të paligjshme si dhe janë konfiskuar mbi 1266 armë dhe pajisje të tjera të konfiskuara sipas procedurave. Prokuroria Speciale ka kërkuar edhe ndihmën e shteteve të Bashkimit Evropian për të gjetur rrugët e financimit të grupit, pasi ka gjetur se fondet janë transferuar nëpërmjet rrjeteve të ndërlikuara financiare duke përfshirë biznese të regjistruara në emër të personave të tretë dhe pasuri të paluajtshme. Megjithatë, detajet kanë munguar në konferencën që u mbajt nga kryeprokurori i prokurorisë Speciale. Ai beson se institucioni që ai e udhëheqë ka bërë punën më të mirë të mundshme. Mendoj që aktakuza është punuar mirë, është punuar në mënyrë profesionale, vështirësitë kanë qenë të mëdha. Po shpresoj që e kemi bërë punën më të mirë Nga Prokuroria Speciale nuk u dhanë detaje nëse përmes hetimeve është vërtetuar që shteti i Serbisë ka financuar grupin terrorist. Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur me në krye ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Komunës së Zvecanit. Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Tre pjesëtarë të grupit terrorist u arrestuan atë ditë dhe tre të tjerë u neutralizuan nga Policia e Kosovës.

Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39