Një akt vandal është regjistruar në Universitetin e Salentos në Itali, ku është dëmtuar pllaka përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e vrarë brutalisht në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Incidenti ka ndodhur në një nga klasat mësimore të këtij universiteti, ku ishte vendosur një pllakë përkujtimore në nder të Ilarias.