Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të krimit elektoral. Teksa i referohet mesazhit të një qytetari, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa. Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’. Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.