Hetimi dy palësh italo shqiptar konfirmoi sërisht se SHqipëria vazhdon të jetë toka e artë e call centerave, përmes të cilave futen në grackë qytetarët europianë që ju sygjerohet të investojnë për të fituar shumëfish. 14 personat e dyshuar në këtë aktivitet sipas SPAK janë pjesë e një grupi që zhvati gati 4 milionë e 700 mijë euro . Numri I kallzuesve që u mashtruan është 140 , dhe hetimet nisën vetëm nga një denoncim dorëzuar në Policinë Postare në Pordenone