Tre persona janë arrestuar këtë të enjte në Korçë, duke e çuar në 19 numrin e të ndaluarve për trafikm të lëndëve narkotike në qytet. Në pranga kanë rënë Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri, Astrit Sinani. Policia njofton se ka kapur 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, duke e çuar në 485.5 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruar.