Një aksion antidrogë i nisur që prej fillimit të 2025 është finalizuar nga Policia e Tiranës me dhjetëra arrestime. Nga kontrollet e befasishme të ushtruara gjatë natës në zona të ndryshme të kryeqytetit, nga 34 urdhër arrestet e lëshuara nga Gjykata, policia ekzekutori 27 masa arresti me burg, ndërsa 7 të tjerë nuk u gjetën në banesat tyre dhe u shpallën në kërkim.