13 persona, mes tyre një zyrtar policie u arrestuan një ditë më parë në Kosovë, nën akuzat për veprat penale fajde, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Policia ka publikuar fotot e materialeve të sekuestruara në operacionin policor “Toto”, ku duken disa lloje armësh zjarri, makina dhe para në euro. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përgëzoi Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për këtë aksion.