Top Channel/ Aksion i madh në Kosovë, SKY ECC fundos grupin kriminal, 22 të arrestuar
03/06/2025 20:06

Policia e Kosovës shkatërroi një grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, duke arrestuar 22 persona. Banda kriminale u zbulua nga bisedat në aplikacionin SKY ECC, pas një hetimi disamujor nga autoritetet. “Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘krim i organizuar’, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit ‘SkyECC’”, njoftuan autoritetet e drejtësisë. Aksioni policor u zhvillua në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, ku u angazhuan në terren rreth 60 efektivë dhe u bastisën në total 47 banesa. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të konsiderueshme materiale, lëndë narkotike, 129 makina, para cash dhe janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 400 mijë eurove. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe "nëntë orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, mijëra fishekë të llojeve të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona dhe dokumente të ndryshme". Operacioni "Qielli i Thyer" u mbështet nga autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe EUROPOL-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00