Një aksion antidrogë është zhvilluar në kryeqytet, përkatësisht në zonën e Myslym Shyrit. Në pranga janë vënë tre persona, Ervin Rakipi, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari. Ky është vijimi i operacionit policor “Tempulli 3”, i cili pak kohë më parë kapi disa shpërndarës të lëndëve narkotike në Tiranë.