Top Channel/ Aksidentohet punonjësi i bashkisë në Gjirokastër, ra nga kati i dytë teksa pastronte
04/03/2026 20:03

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur mesditën e 3 marsit 2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër. I aksidentuari, Tani Kopeci, 55 vjeç, punonjës i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkia Gjirokastër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një objekti gjatë punës për pastrimin e tij. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gjendjes kritike për jetën, ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Pano Çako, Arben Baxha dhe Adrian Loloçi, me detyrë përgjegjës në Sektorin e Mirëmbajtjes, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Adriatik Onjea, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime dhe për të vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të përgjegjësive.

Top Channel/ Aksident të ‘Ura e Dajlanit’, makina del nga rruga përfundon në kanal
02/04 18:41
Top Channel/ Vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec, pamje nga vendngjarja
02/04 17:57
Top Channel/ “Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama:Sistem me kritere të qarta sipas viteve
02/04 17:47
Top News- Kurti sulmon mediat/ ‘Disa prej tyre janë të kapura nga interesa okulte’
02/04 17:36
Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34
Top Channel/ 78-vjeçari korçar gjendet i pajetë me shenja dhune, dyshohet se e kanë eliminuar
02/04 15:33
Top News – Van Horn e Shefqet Kastrati inspektojnë ‘Rapid Scan 3D’, teknologjia amerikane në TIA
02/04 15:25
Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53