Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas nga një automjet tip Audi që drejtohej nga një 18-vjeçar. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për Top Channel se drejtuesi i automjetit sapo kishte marrë patentën.