Pesë anëtarë të një familje u plagosën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të Klosit. Dy automjete me drejtues D.K. dhe F.B. u përplasën në fshatin Fshat për arsye ende të paqarta, ndërsa të plagosur mbetën , katër pasagjerë që udhëtonin me D.K. anëtarë të familjes së tij dhe vetë drejtuesi. Të plagosurve që kanë marrë lëndime iu është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu policia nisi hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.