Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes pranë urës së Kardhiqit, në nyjën që lidh qytetet e Sarandës, Gjirokastrës dhe Tepelenës. Rreth orës 09:30, një autoambulancë e Spitalit të Tepelenës, e cila po transportonte një pacient drejt Reanimacionit në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip BMË që i ka prerë rrugën në mënyrë të papritur.