Drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira” që u përfshi natën e kaluar në aksident me mjetin tip “Ford”, ku tre persona ndërruan jetë, është arrestuar këtë të premte. Aksidenti shkaktoi tre viktima: punonjësi i FNSH-së Sokrat Lelaj; 54 vjeç gruaja e tij Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe dhe e ëma e saj, 78-vjeçarja Bylyre Salaj.