Ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje. Ndërkohë mësohet se edhe tre personat që ndodheshin në makinën tip “Audi”, janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë. Makina tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e një familjeje ishte me targa greke. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23, të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e tij.