Një aksident i rëndë ndodhi në Fushë-Milor këtë të diel. Tre automjete janë përplasur më njëra-tjetrën, dhe për pasojë janë plagosur tre persona. Sipas njoftimit të policisë, tre të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.