Top Channel/ Aksidenti i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar në Itali, prindërit dhurojnë organet e tij
13/08/2024 19:21

Lorenzo Çela është ndarë nga jeta pasditen e 12 gushtit në spitalin e Breshias në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik. 17-vjeçari ishte në makinë së bashku me të ëmën dhe të dashurën e tij, kur u përfshi në një aksident dy ditë më parë, teksa u transportua drejt spitalit në gjendje kritike, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Menjëherë, prindërit e Lornezos kanë dhuruar organet e të birit, i cili u quajt si një gjest tepër bujar nga ana e tyre. Lajmin e ka bërë me dije klubi i futbollit ku Lorenzo bënte pjesë, Calcio Desenzano, duke e cilësuar ditën e djeshme si më të errtën në historinë e klubit dhe gjithashtu duke i shprehur ngushëllimet familjes së 17-vjeçarit. “Sot Calcio Desenzano po përjeton ditën më të trishtë që nga krijimi i tij. I gjithë klubi, duke filluar nga presidenti Roberto Marai, mblidhet rreth familjes së Lorenzo Çelës, mesfushorit të talentuar të skuadrës sonë të moshave, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti rrugor. Si gjest i fundit i bujarisë së madhe, prindërit ranë dakord të dhuronin organet e djalit. Lamtumirë Lorenzo, përgjithmonë bardhë dhe blu”, shkruhej në postimin e klubit. Source: calcio_desenzano-Instagram https://www.instagram.com/calcio_desenzano/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d85db2b0-8238-43e3-b4fa-bc26cf13ad03

Top News- Oshtijnë qiejt nga breshëritë e raketat, avionët luftarakë të RAF luftë me dronët iranian
09/03 23:15
Top News- Kush po e fiton luftën në Iran? Ja rezymeja ushtarake dhe taktikat që po përdoren
09/03 23:15
Top News- SHBA përdori raketat Tomahawk kundër Iranit, ekspertët: Sulmi vetëm nga amerikanët
09/03 23:15
Top News- Sulmet me raketa nga Irani, Shqipëria gati hapat e parë në OKB
09/03 22:55
Top News- Makina përplaset me shtyllën e më pas me një mur rrethues, humb jetën shoferi
09/03 22:42
Top Channel/ Sherr mes turqish në Tiranë, njëri plagoset me armë
09/03 22:04
Top Channel/ Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën
09/03 21:30
Top News- Berisha: 12 Marsi, ditë e madhe, nënshtrimi ndaj këtij regjimi një gabim i pafalshëm
09/03 21:25
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet shoferi, në kërkim pasagjeri
09/03 19:50
Top Channel/ Dënohen Bardhi e Balliu, falet Balla! Etika përjashton me 10 ditë demokratët
09/03 19:49
Top Channel/ Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha zbulon orën e tubimit para Kuvendit
09/03 19:48
Top Channel/ Gjykim për “Ranën e Hedhur”, 9 të pandehur për ndërtimet pa leje
09/03 19:47
Top News – Shqipëria në krah të Turqisë / Rama: Dënojmë sulmin me raketë balistike të Iranit
09/03 19:45
Top Channel/ “12 marsi është një ditë e madhe”, Berisha: Protesta do të mbahet në orën 10 para Kuvendit
09/03 19:16
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni, dilni në shesh
09/03 19:01
Top Channel/ “Duhet t’i dilni zot vendit tuaj”, Berisha: Rama po shkatërron ëndrrën europiane
09/03 19:01
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Ky shesh do t’i jap fund regjimit të…
09/03 19:00
Top News – Shoferi rebel s’i bindet Policisë / Pasagjeri qëllon me armë në ajër në Shkodër
09/03 18:36
Top News – Kapet i dënuari për drogë / Fshihej në fshatin Pishkash, tentoi t’i ikte Policisë
09/03 18:35
Top Channel/ I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari
09/03 18:19
DIGITALB DIGITALB