Top Channel/ Aksidenti ajror, Trump nis “fshesën”, qindra të pushuar nga puna
18/02/2025 19:58

Administrata e Presidentit Donald Trump pushoi nga puna disa qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit, në një fundjavë të ngarkuar me udhëtime ajrore. Pushimet nga puna ndodhin vetëm disa javë pas përplasjes vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një aeroplan pasagjerësh në fund të muajit të kaluar në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, “Ronald Reagan”. Punonjësit e punësuar në dy vitet e fundit, të cilët ndodheshin në periudhë prove, u njoftuan se ishin pushuar nga puna përmes emailit, thuhej në një deklaratë të David Speros, president i sindikatës së punonjësve të sigurisë së aviacionit. Një zyrtar i Departamentit të Transportit tha për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’ se asnjë kontrollor i trafikut ajror nuk u prek nga shkurtimet dhe se agjencia ka "mbajtur në punë personelin që kryen funksione kritike të sigurisë". Pushimet nga puna ndodhin në një kohë kur Administrata Federale e Aviacioni po përballet me një mungesë të kontrollorëve të trafikut ajror. Zyrtarët federalë kanë shprehur shqetësimin për sistemin e mbingarkuar të trafikut ajror dhe personelin e pamjaftueshëm për vite me radhë, veçanërisht pas një numri incidentesh me avionë që fluturonin shumë afër njëri-tjetrit në aeroportet e Shteteve të Bashkuara. Ndër arsyet që ata kanë përmendur për mungesën e personelit janë pagat jo të mira, turnet e gjata, trajnimi intensiv dhe pensionimet e detyrueshme.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB