Numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit prill është ulur me 25%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa dërrmuese e këtyre aksidenteve vjen si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Sipas Institutit të Statistikave shkaktarët kryesorë mbeten shoferët e rinj pasi numri më i lartë i aksidenteve rrugore është kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç.