Një 18-vjeçar humbi jetën tragjikisht natën e kaluar, kur u përplas për vdekje nga një mjet tip fuoristradë. Viktima, i identifikuar si Irdi Laci po shtynte mjetin e tij, tip “Mercedes”, që kishte pësuar defekt dhe ishte fikur në mes të rrugës, në dalje të Fushë-Krujës, ku u godit nga fuoristrada, duke marrë plagë të rënda. I riu u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën dhe për pasojë nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.