Top Channel/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën fëmija shqiptar, rëndë babai
23/10/2025 19:55

Një 7-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën dhe babai i tij u plagos rëndë, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u përplas ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër, në Bolonja të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Porrettana, ku dy makinat u përplasën, teksa tentuan të shmangnin një motor. Përplasja mes dy makinave ishte shumë e fortë, duke bërë që mjeti ku ndodheshin shqiptarët të kalonte në korsinë tjetër të rrugës. I plagosur mbeti edhe drejtuesi i makinës tjetër, një 20-vjeçar italian, si dhe shoferi i motorit, një 46-vjeçar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave italiane, fëmija ndodhej në sediljen e pasme të makinës dhe nuk mbante rrip sigurimi, duke bërë që në momentin e përplasjes së mjeteve të hidhej përpara. Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan ta shpëtonin, por nuk ia dolën dhe i mituri ndërroi jetë teksa po transportohej me urgjencë në spitalin e Bolonjas. Babai i fëmijës, një 34-vjeçar shqiptar, u nxor nga makina nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital, në gjendje të rëndë.

Top News- Zjarr i madh në një biznes në Durrës. tymi i zi mbulon zonën
27/12 13:58
Top News- Flakët shkrumbojnë autobusët urbanë në Durrës, digjen disa, mijëra lekë dëm
27/12 13:57
Top Channel/ Zjarr në një biznes në zonën e Fllakës, pamje nga vendngjarja
27/12 13:56
Top News- Llaç e tulla tek “Ura e Vashës”, 44-vjeçari s’pyet për monumentin e kulturës/ Arrestohet
27/12 13:21
Top Channel/ “Mallkimi” gjatë festave! Elbasani vuan nga trafiku, veçanërisht gjatë fundjavave
27/12 12:54
Top Channel/ Durrësi, destinacion për festa! Hotelet në bregdet mbushen me shqiptarë dhe të huaj
27/12 12:42
Top Channel/ Elbasan-Cërrik, mbushet me gropa, 6 vite pas përfundimit të rrugës, probleme serioze
27/12 12:42
Top Channel/ Për festa dhe zgjedhje! Emigrantët nga Kosova janë duke u kthyer pranë familjeve
27/12 12:33
Top Channel/ Humbi jetën teksa po luante kalçeto, përcillet në banesën e fundit 42-vjecari në Vlorë
27/12 12:22
Top News- Festat shtojnë fluksin në dogana, dyndje drejt Kosovës për Vitin e Ri e zgjedhje
27/12 12:11
Top News- Trafik i rënduar në Elbasan/ Qarkullimi me vështirësi, radhë të gjata mjetesh
27/12 12:11
Top Channel/ Festat e fundvitit dhe zgjedhjet në Kosovë, fluks në pikën kufitare të Morinës
27/12 11:49
Top News – Bllokohet Elbasani, trafik i rënduar, radhë e gjatë mjetesh
27/12 11:09
Top News- Mbyllën sytë për ndërtimet pa leje në Butrint, e pëson kreu i IVMT e inspektorët
27/12 10:51
Top News- Kthehej për festa në Shqipëri, por e pëson në Kakavijë, grekët arrestojnë shqiptarin
26/12 20:20
Top Channel/ Erdhi nga Gjermania për festa, humb jetën duke luajtur kalçeto në Vlorë
26/12 19:50
Top Channel/ Mashtrimi me dekoderat piratë! Kontrolle, sekuestrime e ndjekje penale
26/12 19:46
Top Channel/ “Balluku”, BKH “mësyn” në shtëpitë e ish-zyrtarëve të ARRSH e KESH
26/12 19:34
Top News- Vidhnin kanalet e Digitalb, Drejtoria e Krimit Kibernetik godet piraterinë televizive
26/12 18:36
Top News – Agjentët infiltruan grupin e drogës. Përgjimet që çuan në pranga 22 shpërndarës në Tiranë
26/12 16:35
DIGITALB DIGITALB