Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Plavë të Malit të Zi i mori jetën tre shqiptarëve dhe një malazezi. Mediat malazeze raportojnë se aksidenti i rëndë ku dy makinat u përplasën kokë më kokë ndodhi në fshatin Barane në afërsi të Plavës. Në njërën prej mjeteve të aksidentuara udhëtonte çifti i shqiptarëve me mbiemër Haxhiaj.