Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, drejtuesja e mjetit, shtetasja me inicialet Xh. K., rreth 24 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.