Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik. Një automjet taksi ka përplasur një motomjet, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, taksia është përplasur me murin pas aksidentit me motomjetin.