Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës. 79-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.