Një tjetër aksident në minierë është shënuar sot në Bulqizë, në një nga minierat private në Zonën D. Si pasojë një minator ka mbetur i plagosur rëndë. Top Channel mëson se minatori i plagosur është Valter Duriçi, 36 vjeç dhe ka pësuar dëmtime në kraharor e tek qafa. Ai është duke u transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.