Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, ku automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.